“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

14 Korrik 2025 | 13:48

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Heroi i rrogozhinasve tha se ndeshja ishte shumë e rëndësishme dhe e luftuar, ndërsa u shpreh i lumtur që arritën të fitonin.

Ai theksoi se këtë gol ia dedikon familjes së tij dhe kishte shumë besim që do të shënonte.

“Kjo fitore është e rëndësishme sepse kemi një gol avantazh dhe në ndeshjen e kthimit do të shkojmë për fitore,” u shpreh Gruda.

Kujtojmë që Gruda ishte blerja e re e Egnatias, që debutoi me gol në ndeshjen e tij të parë me rrogozhinasit, duke i dhënë fitoren 1-0 ndaj ekipit islandez Breidablik.

Kalimi i tij te Egnatia shkaktoi polemika, por kjo duket se tashmë i përket të kaluarës.

Gjatë intervistës për gazetarin Altin Sulçe, Gruda u shpreh se do të dëshironte që edhe Vllaznia të kualifikohej më tej.

Gjithashtu, për mikrofonin e Euronews Albania foli edhe mesfushori Albano Aleksi, i cili tha se fillimi pozitiv në ndeshjen e parë është shumë i rëndësishëm.

Ai theksoi se “është kryer gjysma e punës”, por bëri thirrje që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Eksperienca ka rëndësi dhe jam i lumtur që grupi arriti të menaxhonte disa raste. Falë ndihmës së tifozëve, gjetëm edhe golin e fitores,” tha Aleksi.

Ai kërkoi kujdes nga ekipi në ndeshjen e kthimit dhe theksoi sërish rëndësinë e përulësisë, duke shtuar se gjithçka i mbetet fushës për kualifikimin më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026