Real Madrid i vendos çmimin Rodrigos, Modric nis aventurën me Milanin

15 Korrik 2025 | 18:51

Arsenal nuk ka pasur sukses me trofetë në vitet e fundit, por është një ndër skuadrat me stabilitet ekonomik dhe këtë e tregon në cdo merkato transferimesh, ku edhe këtë verë, topçinjtë nuk kanë të ndalur.

Pas prezantimit të Zubimendit, Mikel Arteta shpreson dhe për disa afrime të tjera, ndërsa në total përllogaritet që këtë verë të shpenzohen nga arkat e klubit mbi 200 milionë euro. Objektivi kryesor është Viktor Gyokeres, sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës, i cili duket se ka arritur një akord personal me Arsenalin.

Noni Madueke i Chelsea dhe Mosquera i Valencias po ashtu do të jenë dy afrimet e tjera që pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim. Një tjetër lojtar që dëshirohej është Rodrygo, sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, por Los Blancos kërkojnë plot 100 milionë euro për kartonin e tij.

Arsenalin e tremb kjo vlerë, ndërsa ka punuar prej javësh për të ulur këtë shumë parash që dëshiron Fiorentino Perez, por pa sukses, pasi së fundmi ishin vetë drejtuesit madrilenë që i vendosën cmimin futbollistit. Luka Modric është zyrtarisht futbollisti më i ri i Milanit në Serinë A, me kroatin që ka firmosur për 1 sezon. Pavarësisht moshës 39 vjecare, legjenda e Real Madrid është pritur me entuziazëm në Milano, ku do të mbajë veshur fanellën me numrin 14.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026