Raporti i OBSH, kush janë sëmundjet që po shkaktojnë vdekjeve të parakohshme

15 Korrik 2025 | 18:16

Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në mbarë botën sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në raportin e OBSH për rajonin europian, përfshirë ku përfshihet dhe Shqipëria, thuhet se 1 në 5 burra dhe 1 në 10 gra vdesin përpara moshës 70 vjeç si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit apo sëmundjeve kronike të frymëmarrjes.

Sipas ekspertëve, çdo vit regjistrohen rreth 1.8 milionë vdekje nga sëmundjet jotransmetuese, të cilat në shumicën e rasteve mund të parandalohen.

Rreth 60% e tyre lidhen me faktorë të rrezikut si duhani, alkooli, hipertensioni, dieta jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Ndërsa 40% e vdekjeve ndodhin për shkak të sëmundjeve të trajtueshme, të cilat mund të shmangeshin nëse do të kishte diagnozë të hershme dhe akses në kujdes shëndetësor cilësor.

Raporti thekson gjithashtu se pandemia e COVID-19 ka ndikuar negativisht në arritjen e objektivit global për uljen e vdekshmërisë me 25% deri në vitin 2030.

Vetëm 10 vende europiane, mes të cilëve Danimarka, Izraeli dhe Suedia, e kanë përmbushur këtë objektiv, ndërsa 26 vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, sipas OBSH-së, do të duhet të punojnë më shumë për ta arritur atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026