Armando Broja drejt Bundesligës, kush janë dy klubet që e duan menjëherë shqiptarin
Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje.
Më herët është raportuar për interes nga Borussia Dortmund, ndërsa aktualisht janë dy skuadra të tjera që kanë shfaqur interes për të.
Sipas raportimeve në media, Leipzig dhe Stuttgart dëshirojnë ta afrojnë në skuadër sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili aktualisht nuk është në planet e Chelsea-t dhe trajnerit Enzo Maresca për sezonin e ri.
Leipzig është shumë pranë shitjes së sulmuesit Benjamin Sesko, dhe në rast se kjo ndodh, Broja shihet si zëvendësuesi i tij.
Edhe Stuttgart po shqyrton afrimin e tij, pasi pritet që të largohet Nick Woltemade, për të cilin ka interes nga Bayern Munich, edhe pse oferta është refuzuar deri më tani.
Të dyja klubet, në rast shitjeje të sulmuesve aktualë, do të përfitonin të ardhura të konsiderueshme dhe nuk do ta kishin problem të blinin kartonin e Brojës, që vlerësohet rreth 15 milionë euro.
Armando Broja vijon të jetë me pushime, ndërsa përfaqësuesit e tij kanë zhvilluar kontakte me disa klube të interesuara për shërbimet e tij.
Ndër mundësitë është përfolur edhe për bisedime me Ajax-in, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West