Letra/ Kordhoni nuk dorëzohet, kërkon mandatin, Lapaj mund të mbetet jashtë Kuvendit
Kandidati Zeqir Kordhoni nuk heq dorë nga mandati i deputetit, dhe duket se kjo do të jetë një pengesë e madhe që Adriatik Lapaj të ulet në shtator në Kuvend.
Në një letër drejtuar KQZ një ditë më parë, Kordhoni, i cili ka garuar në listën e mbyllur të Nismës Shqipëria Bëhet, kërkon që të ushtrojë mandatin e deputetit në rast se shpallet fitues.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur.
Por, Kordhoni po e kundërshton këtë gjë dhe nuk do që të djegë mandatin e tij, duke i kërkuar kryekomisionerit Celibashi që të injorojë çdo deklaratë tjetër të bërë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në emër të tij.
Fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj.
Që Lapaj të hyjë në Parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit ndërsa duket që pengesë po bëhët kordhoni i cili është renditur i 9-ti dhe kërkon që ta mabjë mandintin.
Që Kordhoni të marrë mandatin e listës së mbyllur të NSHB duhet që 8 kandidatët e tjerë para tij të mos e pranojnë mandatin e vetëm që fitoi ky subjekt në zgjedhjet e 11 majit.
“Unë, i nënshkruari Zeqir Kordhoni, kam kandiduar për Koalicionin ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.
Përmes kësaj deklarate të nënshkruar përpara noterit sot, më datë 15/07/2025, dua të vë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vullnetin tim të plotë për të ushtruar funksionin e deputetit në rast se shpallem fitues, pas shpërndarjes së mandateve në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë.
Në këtë kuadër, kërkoj që KQZ të injorojë çdo deklaratë tjetër të depozituar më parë nga Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ose në emrin tim, dhe të marrë në konsideratë vetëm këtë deklaratë si shprehje të qartë dhe të vlefshme të vullnetit tim”, thuhet në letrën e KQZ-së.
Kjo kërkesë vjen rreth një javë pasi Kordhoni kërkoi sqarime në KQZ.
LEXONI GJITHASHTU:
- “U bë garant për listat, sot më lufton me dajën e vet”, Lapaj akuzon Shabanin
- “Ku ta dija unë i varfri, se armiku ishim ne”, Shabani i përgjigjet Adriatik Lapajt
- Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt
- Tre firmat e ndryshme të kandidatit që rrezikon mandatin e Adriatik Lapajt
- “Jam burrë, jo…”| Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)