“Nuk mbështesim gjuhën e urrejtjes”, Shqipëria Bëhet kërkon reflektim nga partnerët
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka reaguar në lidhje me publikimin e një bisede audio, ku një person që thuhet se është mbështetës i saj dëgjohet duke përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj kryetarit të Nismës Thurje, Endri Shabani.
Në reagimin e saj, kjo lëvizje deklaron se nuk mbështet asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat që përfaqëson.
Ajo u bën thirrje ndjekësve, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar që të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës, pavarësisht ngarkesës emocionale që mund të shkaktojë çdo padrejtësi.
Sipas deklaratës, të vetmit të dëmtuar në këtë situatë që ka përfshirë koalicionin – në lidhje me përfaqësimin në parlament – janë 64.000 qytetarët që i kanë dhënë votëbesimin lëvizjes, si dhe qindra aktivistët që kanë dhënë gjithçka në këtë betejë.
Lëvizja bën të ditur se është në pritje të reflektimit dhe gatishmërisë për dialog nga pala tjetër në koalicion, përkatësisht z. Shabani dhe z. Soko, në mënyrë që problemi të adresohet me maturi.
Reagimi i plotë
“Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi.
Por, po aq të qartë duam të jemi edhe për një tjetër të vërtetë:
Në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që na votëbesuan dhe qindra aktivistët tanë që dhanë gjithçka në këtë betejë.
Ndiejmë keqardhje të sinqertë për situatën e krijuar në lidhje me çështjen e mandatit dhe ju sigurojmë se nuk po i shmangemi përgjegjësisë sonë, por po bëjmë çdo përpjekje të ndershme për të mos ju zhgënjyer dhe për të ruajtur besimin që na keni dhënë.
Sepse për ne, gara e ndershme dhe meritokracia janë dy shtyllat mbi të cilat u ngrit “Shqipëria Bëhet”. Ishin të vetmet armë që kishim përballë një sistemi të kalbur. Ishin këto dy parime që frymëzuan 64.000 qytetarë të na mbështesin pa interes.
Ndaj po goditen sot, me shënjestër të saktë, si nga snajperistët e zakonshëm të sistemit, ashtu edhe nga ata që u shërbejnë si zëdhënës.
Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën.
Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.
Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore.
Sepse rrugën e nisur, nuk do ta lëmë në mes!”, thuhet në reagim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh