Radhë të gjata në Qafë-Botë, pala greke punon vetëm me një sportel

20 Korrik 2025 | 14:09

Edhe pse këtë të dielë është vënë re një rënie e lehtë e numrit të qytetarëve që presin në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata mbetet problematike.

Paraditen e sotme, në këtë pikë kufitare kaluan 1,436 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 460 mjete.

Pala greke vijon të operojë vetëm me një sportel, ndërsa pala shqiptare ka tre sportele në funksion.

Shkaku i pritjeve të gjata vazhdon të jetë organizimi i punës në doganën greke, ku operohet vetëm me një sens qarkullimi, duke lejuar në të njëjtën kohë hyrje dhe dalje, çka shkakton bllokime dhe vonesa në të dy anët e kufirit.

Sipas burimeve zyrtare, në fillim të javës pritet zëvendësimi i personelit në doganën greke dhe marrja e masave për përmirësimin e qarkullimit në pikën kufitare të Mavromatit.

Ndërkohë, pritet që fluksi i lëvizjes të rritet në ditët në vijim për shkak të kulminacionit të sezonit veror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026