Koncert i veçantë në Gjirokastër, performon “Big Band” i Forcave të Armatosura

20 Korrik 2025 | 17:10

Big Band” pjesë e Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura performoi këtë fundjavë në Gjirokastër, në një koncert të veçantë. Eventi muzikor i organizuar në zonën historike tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe turistëve.

Programi i koncertit përfshinte pjesë të zgjedhura të muzikës jazz dhe rock.

“Është hera e dytë që vijmë në Gjirokastër dhe gjithmonë kemi gjetur një dashuri nga gjithë njerëzit që na mikpresin dhe mbi të gjitha një publik fantastik si gjirokastritët vetë ashtu edhe turistët që vijnë, është një mjedis i shkëlqyer për të ndarë momente muzikore, për të ndarë momente relaksi“, tha Arben Skënderi, udhëheqës artistik.

“Kësaj radhe kemi dalë ndryshe nga kornizat e koncerteve, nga skenat për tu afruar sa më shumë me publikun dhe për të qenë sa më afër tij, nëpërmjet tingujve të muzikës dhe për të kënaqur publikun”, thekson Jorgo Papa, muzikant.

“Ideja e këtyre koncerteve është të promovojmë turizmin edhe vendet më pikante që ka Shqipëria, është një inisiativë shumë e mirë”, u shpreh Bledar Sejko, instrumentist.

Përgjatë sezonit artistik të verës “Big Band” po organizon një tur koncertesh në qytetet turistike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026