Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, sulmon gjyqtaren dhe prokurorin
Pas paraqitjes për masën e sigurisë këtë të hënë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë një prononcim për mediat.
Në deklaratën e tij, ai ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, dhe ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Berisha e ka quajtur Dumanin pjesë të organizatës kriminale të ashtuquajtur “Troplinët”, ndërsa Gjokën e ka cilësuar si mashtruese.
“Po lexoj deklaratën që lashë për kreun e SKAP-it, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit për kreun e kartelit Troplini, duke u bërë kështu pjesë e organizatës Altin Troplini, ai hapi një dosje për Irenën me pesë mbiemra, pa emër. Ka hapur çështje penale pa emër kjo është një shkelje dhe abuzim i rëndë me drejtësinë. Irena, me tre apo pesë mbiemra, është një delikuente që nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë, por atje ku e meriton.
Altin Troplini, me urdhër të Edi Ramës, bën gjithçka për t’i zgjatur qëndrimin në sistem kësaj qenieje delinkuente, duke u shndërruar së bashku me të në fytyrën e vërtetë të drejtësisë së kapur. Irena, me tre mbiemra, është një mashtruese ordinere. Ajo është shkarkuar në vitin 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për korrupsion fakt të cilin ua ka mohuar avokatëve të mi. Irena, që mbrohet me çdo kusht nga Altin Troplini, ka mashtruar edhe në formularët e saj.”-tha Berisha.
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë