Parashikimi i motit për javën: Temperaturat shkojnë deri në 41°C në këto qytete
Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live” për Euronews Albania, paralajmëroi se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta dhe kthjellimeve të gjata.
“Kushtet atmosferike gjatë kësaj jave do të vijojnë të jenë të qëndrueshme, me temperatura të larta, sidomos në orët e mesditës. Sot pritet që termometri të shënojë deri në 39°C, ndërsa të enjten dhe të premten do të arrijë kulmin me vlera maksimale deri në 41°C, veçanërisht në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe zonat më të izoluara të këtyre qarqeve,” deklaroi Osmani.
Në vijën bregdetare, temperaturat do të variojnë nga 36 deri në 39°C, ndërsa edhe zonat malore do të përjetojnë rritje të ndjeshme, me maksimumin që pritet të shkojë deri në 35°C.
“Do të jetë një javë e nxehtë, me rritje graduale të temperaturave çdo ditë. Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime, ndërsa pasditja mund të sjellë vranësira të lehta, kryesisht në lindje të vendit,” shtoi ai.
Për fundjavën parashikohet një ndryshim i lehtë i motit. Vranësirat dhe lagështia në ajër do të shtohen, duke rritur mundësinë për reshje të izoluara shiu të dielën, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në ato lindore.
“E njëjta situatë pritet edhe në vendet e rajonit, ku temperaturat do të mbeten të larta dhe moti kryesisht i qëndrueshëm,” përfundoi Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë