Berisha publikon pamjet: Farsa elektorale e 11 Majit tashmë është e dokumentuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar me akuzat e forta ndaj procesit zgjedhor të 11 Majit.
Ai e ka cilësuar atë si “farsë elektorale” dhe ka publikuar këtë të hënë në një konferencë për shtyp pamje filmike që sipas tij provojnë manipulimin masiv të votave përmes skemës së njohur si “Treni Bullgar”.
“Në çdo qendër votimi dokumentohen elementë të pakundërshtueshëm të farsës elektorale,” u shpreh Berisha, ndërsa tregoi disa video që, sipas tij, tregojnë manipulime të qarta me fletët e votimit.
Ai përmendi rastin e një komisioneri që del jashtë qendrës së votimit dhe i dorëzon fletën e votimit një personi të tretë, për të vijuar më tej me procesin e “Trenit Bullgar”, ku një votues i kthen fletën jashtë, i jepet tjetrit për të votuar dhe kështu me radhë.
“Këta bëjnë ç’të duan me fletën e votimit. Patronazhisti i shoqëron votuesit në dhomën e fshehtë dhe voton për ta. Ata futen formalisht, sikur të jenë manekinë,” deklaroi kreu i opozitës.
Sipas Berishës, ky fenomen është i përhapur në të gjithë vendin, por përmendi konkretisht zonën e Plangaricës në Elbasan, ku sipas tij është konstatuar mospërputhje në numrin e fletëve të votimit në kutitë zgjedhore dhe tabelat përkatëse të rezultateve.
“Me qindra kuti janë me një fletë votimi mangët, çka është dukuria absolute e karuzelit apo Trenit Bullgar,” shtoi ai, duke bërë thirrje për hetim të plotë të procesit zgjedhor dhe mbrojtje të votës së qytetarëve.
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja
- 14:02 Dosja “Aruba”, Gjiknuri padit për shpifje avokatin Llangozi: Të publikojë prova ose të dorëzojë licencën
- 13:40 PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 13:34 Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
- 13:23 Kupa e Botës 2026, Kane dhe Bellingham kanë shënuar 12 nga 13 golat e Anglisë