Berisha: 350 kuti votimi janë marrë pa dokumente nga KQZ
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur sot akuza gjatë një konference për shtyp këtë të hënë në selinë qëndrore të PD-së. Ai ka denoncuar atë që e cilësoi si “skandalin më të madh zgjedhor në 32 vite pluralizëm”.
Berisha akuzoi kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për përfshirje në një veprim të paligjshëm që sipas tij, vë në pikëpyetje serioze integritetin e procesit zgjedhor të 11 majit 2025.
“A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill nga magazinat e KQZ-së në Farkë? A ka firmosur Celibashi dorëzimin e tyre? A janë marrë pa asnjë dokument dhe janë dërguar në një vend të administruar nga një ish-deputet i Partisë Socialiste?”-ishin disa nga pyetjet që Berisha i drejtoi publikisht kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.
Sipas kreut të PD-së, këto veprime përbëjnë një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës dhe përbëjnë provë të qartë të manipulimit të procesit zgjedhor nga ana e qeverisë Rama.
“Farsa elektorale e 11 majit është prova e rrëzimit të çdo standardi demokratik. Rama ka përdorur çdo mjet për të deformuar vullnetin e qytetarëve.”- vijoi Berisha.
Ai kërkoi gjithashtu dorëzimin e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në magazinat e materialeve zgjedhore, si dhe hodhi poshtë transferimin e çështjes tek Garda e Republikës, duke e cilësuar atë si “një përpjekje qesharake për të fshehur të vërtetën”.
“PD ka të gjitha mundësitë për të faktuar këto veprime. Por tani është radha e Celibashit të japë përgjigje. Ky është një krim i paralajmëruar, por i paprecedentë në historinë zgjedhore të vendit,” tha Berisha në mbyllje të deklaratës së tij.-tha Berisha.
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…