Gyokeres i mbyll derën “djajve”, Man United prezanton sulmuesin Mbeumo

22 Korrik 2025 | 16:00

Një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë, Viktor Gyokeres i ka thënë sërish jo ekipit të Manchester United, duke deklaruar se dëshiron të transferohet vetëm te Arsenali.

Manchester United duhet të zgjohet, pasi Viktor Gyokeres mbetet veçse një ëndërr e parealizuar, me futbollistin që i ka thënë sërish “jo”. Sulmuesi suedez është padyshim ndër më të kërkuarit në këtë merkato verore, sidomos nga ekipet angleze, aty ku “Djajtë e Kuq” kanë 2 sezone që rendin pas tij, por më kot. 27-vjeçari pret vetëm kalimin te “Topçinjtë”, pavarësisht dëshirës së shprehur nga ish-trajneri i tij te Lisbona, që tani drejton në Old Trafford, Ruben Amorim.

“Djajtë e Kuq” gjithsesi nuk mbeten bosh, pasi kanë zyrtarizuar transferimin e Bryan Mbeumo, sulmuesit kamerunas që më herët ishte pjesë e Brentford, ku qëndroi për 6 vite. Ai ka firmosur për 5 sezone në Old Trafford, ndërsa ishte një lojtar për të cilin interesi u shfaq edhe vitin e shkuar, por Brentford asokohe refuzoi ta linte të lirë lojtarin. Sipas mediave britanike, Man United ka paguar më tepër se 70 milionë paundë për kartonin e 25-vjeçarit, që sezonin që u mbyll ishte një ndër lojtarët që spikati më së tepërmi.

Një tjetër futbollist i cili është i lidhur me Manchester United është Marcus Rashford, por në largim, me sulmuesin që shumë shpejt do t’i bashkohet Barcelonës. 27-vjeçari vitet e fundit nuk e ka pasur fatin me vete, duke u përfshirë në një sërë problemesh te Manchester United, që mori vendimin për ta nxjerrë në shitje. Katalanasit i kanë ofruar pagën që ai dëshironte, por fillimisht Barcelona duhet të rregullojë bilancin financiar, pasi ende i ka punët pisk.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026