GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas për zëvendësimin e masës së sigurisë

23 Korrik 2025 | 09:40

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jurgis Çyrbjas për ndryshimin e masës së sigurisë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila nuk e ka pranuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e ish-deputetit socialist.

Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi kërkesën në GJKKO për dërgimin në gjyq të Çyrbjas, i cili akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale.

Jurgis Çyrbja u arrestua më 20 Tetor 2024 me urdhër të SPAK. Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura, dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në Tetor të vitit të kaluar, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026