Ylli i Juventusit nuk paraqitet në stërvitje, irritohen drejtuesit e klubit
Douglas Luiz, mesfushori brazilian i Jyventusit, ka refuzuar të marrë pjesë në vizitat mjekësore dhe në nisjen e kampit stërvitor nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor. Ky veprim i papritur ka shkaktuar pakënaqësi te drejtuesit e klubit, të cilët kanë paralajmëruar masa disiplinore të rënda ndaj lojtarit, duke shtuar mundësinë e largimit të tij gjatë merkatos aktuale.
Luiz u transferua nga Aston Villa verën e kaluar për 51.5 milionë euro në një marrëveshje që përfshinte edhe kalimin e Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling Jr. në drejtim të klubit anglez. Megjithatë, mesfushori 27-vjeçar nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë, duke luajtur vetëm 27 ndeshje dhe duke u dëmtuar shpesh, si dhe duke pasur një formë të dobët që nuk i ka bindur as trajnerët e skuadrës, Thiago Motta dhe pasuesin e tij, Igor Tudor.
Sipas mediave britanike, Luiz është në qendër të interesit të disa klubeve të Premier League, përfshirë Manchester United, Ëest Ham, Everton dhe Manchester City. Agjenti i lojtarit ndodhet aktualisht në Angli për të gjetur një zgjidhje, ndërsa raportet mes Luiz dhe Juventusit janë përkeqësuar dukshëm, duke bërë që një ndarje të duket e pashmangshme.
Ky transferim konsiderohet si një nga më të dështuarit për Juventusin në vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës