Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi, por vetëm me ofertë të denjë

26 Korrik 2025 | 09:43

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, pritet të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës, por largimi i tij nuk do të ndodhë me çdo ofertë. Deri tani, Asllani është përmendur shpesh si një nga lojtarët që nuk ka lëvizur në këtë periudhë transferimesh, ndërkohë që vetë mesfushori ka treguar se nuk dëshiron të largohet nga Italia.

Sipas burimeve zyrtare, ai ka refuzuar ofertën e Real Betis, por e vërteta qëndron në faktin se klubi italian ka refuzuar propozimin e spanjollëve, i cili ishte nën 10 milionë euro. Interi synon të mos e shesë mesfushorin shqiptar pa një ofertë që arrin në 20 milionë euro, ose alternativisht 15 milionë euro plus një përqindje të kartonit të lojtarit.

Klubi milanez duket i vendosur të ruajë Asllanin, përveçse në rast të një propozimi të pranueshëm financiarisht, që përputhet me vlerën që i kanë dhënë futbollistit.

Interi ka shpenzuar rreth 16 milionë euro, për blerjen e kartonit të Asllanit nga Empoli. Pikërisht tre vite më parë u arrit marrëveshja mes palëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026