Evropiani i futbollit të femrave, Anglia shpallet kampione
Anglia në futboll për femra është kombëtarja më e fortë në kontinentin e vjetër e këtë e tregoi në kampionatin evropian të zhvilluar në Zvicër, aty ku u shpall kampione. Pas një loje të jashtëzakonshme përballë Spanjës e cila u vendos vetëm pas goditjes së 11 metërshave, luaneshat ngritën lart trofeun, të cilin e kanë fituar edhe më herët. Iberiket dominuan përballjen, por shpërdoruan raste të shumta shënimi, megjithatë shënuan të parat në minutën e 25’ me Caldentey.
Në fraksionin e dytë ishte sulmuesja e Arsenal Alessia Russo e cila ndali topin në rrjetë duke rikthyer ekuilibrat e dhënë një marrsh më tepër britanikeve për tju afruarr fitores. Minutat në vijim kontrolli i topit ishte në anën e spanjolleve, por pa sjellë ndryshim të shifrave, me kohën e rregullt që u mbyll 1-1. E njëjta gjë dhe në 30 minutat shtesë, ndërsa fituesi u zgjodh pas goditjes së penalltive.
2 futbolliste britanike shpërdoruan shanset e tyre e në anën tjetër te Spanja 3, duke bërë që penalltitë të mbylleshin me rezultatin 3-1, ku ajo decisive u ekzekutua nga Kelly. Një fitore që mban Anglinë në majën e piramidës evropiane të futbollit të femrave, ndërsa konfirmohet si kampione në fuqi, pasi edhe në edicionin e shkuar u kurorëzua mbretëresha e Evropës.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut