“E doja pavarësisht moshës”, dëshmia e të riut që vrau 52-vjeçaren në Pogradec
Pas një qëndrimi fillestar mohues lidhur me vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço, duket se pas shtatë orësh marrjeje në pyetje dhe përballjes me provat, 31-vjeçari Ilirjan Selmani ka pranuar para hetuesve se është ai që e ka kryer krimin.
Në qëndrimin e tij të parë para hetuesve, ai mohoi të kishte kryer krimin, duke u shprehur se është besimtar në Zot dhe nuk mund të ishte autor i një vrasjeje.
Sa i përket hedhjes së rrobave dhe peshqirëve me gjak në koshat e mbeturinave, ai u tha hetuesve se kishte vepruar kështu pasi Kozeta mund të kishte therur një pulë, dhe sipas tij, ajo ishte shumë e fiksuar pas pastërtisë.
“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë,” – u është përgjigjur ai hetuesve në lidhje me pamjet filmike, ku shihet duke hedhur rroba në koshat e mbeturinave.
Më vonë, Selmani ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer detaje nga jeta që kishte me viktimën, duke e përshkruar si një marrëdhënie të tensionuar, por të mbështetur në ndjenja dhe varësi të përbashkëta.
“Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte – dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më,” – ka thënë ai.
“E dija që ishte më e madhe, por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo më përdorte, nuk më donte,” – është shprehur më tej 31-vjeçari para hetuesve.
Ndaj Selmanit pritet të kryhet vlerësimi psikologjik.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut