“Drafti parashikon lehtësim të krimeve zgjedhore”, Dervishaj: Jo gati për konsultim
Kontitucionalisti Bledar Dervishaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se mbështet qëndrimin e mbajtur nga prokurori i përgjithshëm lidhur me draftin e kodit të ri penal.
Dervishaj u shpreh se hartimi i këtij drafti nuk ka qenë me pjesëmarrjen gjihthëpërfshirëse të grupeve të interesit, jo vetëm juristët dhe si i tillë nuk është gati për t’u hedhur në konsultim publik dhe jo më pastaj për votim.
Ai solli në vëmendje krimet zgjedhore, marzhi i dënimit për të cilat në draftin e kodit të ri penal është lehtësuar.
“Fakti që Prokuroria që është institucioni bazë që ka lidhje me kodon penal nuk thirret për konsultim është shqetësuese. Kodi i ri penal në vend është i mirëpritur, pra kemi nevojë ta ndryshojmë, sfidat e Shqipërisë sot janë të tjera, shoqëria është zhvilluar ndaj shteti ka vendosur të penalizojë edhe sjellje të tjera shoqërore që ne nuk i konceptojmë dot. Për të shmangur debatin e panevojshëm duhet të ishte bashkëpunuar më shumë dhe sot do kishim një draft më shumë cilësor. Mund të jenë thirrur juristë, por jo të atij niveli që kërkon një kod penal. Për shembull krimet zgjedhore siç kanë qenë dhe siç janë shoh lehtësim të politikës penale në marzhet e dënimit. Duhet ta dimë kush ka qenë autori i këtij drafti, qeveria, shkolla e magjistraturës? Kodi penal duhet të konsultojë ministritë të gjitha, nuk e shoh të shpërndarë mendimin e specializuar, jo vetëm juridik por edhe ekonomik edhe më gjerë. Drafti nuk është gati ende për konsultim publik, jo me që të miratohet se do ishte përmbysje e drejtësisë penale”, tha Dervishaj.
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive