Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për shpërndarje droge, çfarë i sekuestroi policia

30 Korrik 2025 | 10:12

Një 31-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në qytet.

Në njoftimin e policisë thuhet se në automjetin dhe në banesën e tij u sekuestruan sasi (në trajtë boçeje) dhe doza Cannabisi, 5 peshore elektronike, 175,000 lekë, 1,060 euro dhe shuma të tjera në valuta, të dyshuara si fitime nga veprimtaria kriminale.

Operacioni i koduar “Qyteti” u finalizua pas disa javësh hetimesh, ndërsa në pranga ra shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet dyshohet se 31-vjecari siguronte sasi kanabisi dhe i ndante në doza për t’i shitur në zona të ndryshme të Kuçovës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026