Detajet nga aksidenti tragjik në Borsh, identifikohen viktimat, i dëmtuari te Trauma

30 Korrik 2025 | 16:28

Dy të plagosurit nga aksidenti i ndodhur sot në Borsh janë transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Myfit Qejvani, drejtuesi i mjetit, ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas mjekëve, ai ka pësuar një frakturë të hapur në këmbën e djathtë, ka hemorragji dhe dëmtime të tjera trupore. Për shkak të gjendjes së tij, pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Petrit Kapllanaj, pasagjer në automjetin me Qejvanin, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po trajtohet në spitalin e Sarandës.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë nga ana e drejtuesit të mjetit, Myfit Qejvani.

Për fat të keq, dy persona kanë humbur jetën në këtë aksidentm Kastriot Mehmeti dhe bashkëshortja e tij, Donika Mehmeti Proda. Trupat e tyre u nxorën me vështirësi nga mjeti tip furgon.

Kastriot Mehmeti, 60 vjeç, ushtronte aktivitetin e shitjes së peshkut në restorante të Sarandës dhe më gjerë, ndërsa bashkëshortja e tij, infermiere në spitalin e Sarandës, e shoqëronte në punë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026