Bajrami e Gurishta analizojnë duelin kualifikues: I vështirë, nuk ka favorit

30 Korrik 2025 | 17:33

Vllaznia gati për duelin e kthimit ndaj Vikingur, protagonistët premtojnë sukses

Vllaznia beson se do të kualifikohet në raundin e tretë të Konference League, ndërsa të enjten luan ndeshjen e kthimit nda Vikingur në Rejkjavik. Gurishta e Bajrami kanë analizuar duelin, ndërsa premtojnë se do të japin maksimumin.

Fitorja e pak ditëve më parë në Loro Boriçi në shifrat 2-1 i ka dhënë një siguri më tepër Vllaznisë në prag të ndeshjes së kthimit përballë Vikingur Rejkjavik. Skuadra e udhëhequr nga Edi Martini ka mbërritur në Islandë ku ka zhvilluar dhe përgatitjet e fundit, ndërsa lojtarët kanë premtuar se do të japin maksimumin.

“Normalisht ndeshje me emocione, mezi e presim, kemi mundësi të kalojmë në turin e tretë. Jemi gati, po ambientohemi me klimën. Kemi stërvitjen para ndeshjes, çdo gjë është në ritmin e duhur, presim vetëm orarin e të futemi në fushë”, thotë Erdenis Gurishta, futbollist i Vllaznisë.

“Atmosfera është shumë e mirë, kishim rrugëtim pak të lodhshëm, sot stërvitja dhe përgatitemi për ndeshjen. Shpresoj të kthehemi me rezultat pozitiv”, shprehet Melos Bajrami, futbollist i Vllaznisë.

Më tej, Bajrami ka komentuar dhe golin e shënuar në ndeshjen e parë.

Sinkron: Melos Bajrami, Futbollist i Vllaznisë

“Goli në Evropë la shije tjetër, duke ditur rëndësinë e ndeshjes, para tifozëve, emocion i mirë për mua, jam i lumtur”, u shpreh ai.

Ndeshja mes Vikingurit dhe Vllaznisë luhet të enjten në orën 20:45, me islandezët që cilësohen favoritë në letër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026