Manchester United synon Benjamin Seskon, në lojë edhe kartoni i Hojlund

31 Korrik 2025 | 10:44

Manchester United është pranë një marrëveshjeje për transferimin e Benjamin Sesko, sulmuesit të ri slloven të RB Leipzig, dhe është i gatshëm të përfshijë në marrëveshje edhe Rasmus Hojlund si pjesë shkëmbimi, plus një shumë parash.

Djajtë e kuq po ndjekin një strategji më të matur krahasuar me rivalët e tjerë të Premier League që kanë kaluar tashmë shifrën e 200 milionë eurove këtë verë.

Pas afrimeve të Mbeumo dhe Cunha, tekniku Ruben Amorim kërkon përforcime të tjera.

Nëse negociatat për Seskon nuk arrijnë në një marrëveshje, United ka gati alternativën: Ollie Watkins i Aston Villa, i cili pëlqehet shumë nga Amorim.

Klubi anglez nuk është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 50 milionë euro për kartonin e tij.

Për Seskon interes ka shfaqur edhe Newcastle, në rast se Isak transferohet te Liverpool. Edhe për Hojlund ka pasur interes nga Interi, por oferta për huazim u refuzua nga Manchester United.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026