“Kallëzimet e opozitës për 11 majin janë bërë me prova”, Berisha: SPAK i shpërfilli
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar të enjten pas deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani, në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.
Berisha akuzon organin e posaçëm të drejtësisë se nuk ka marrë në shqyrtim kallëzimet penale të bëra nga opozita për parregullsitë në zgjedhje, ndonëse, sipas tij, ato janë shoqëruar me prova të pakundërshtueshme.
“Asnjë kallëzim penal i opozitës nuk është bërë pa prova. Unë çdo ditë kam paraqitur prova për farsën e 11 majit”, deklaroi Berisha, duke nënvizuar se SPAK nuk ka reaguar ndaj denoncimeve që janë bërë nga opozita për procesin zgjedhor.
Sipas Berishës, kreu i SPAK zbaton një standard të dyfishtë në trajtimin e çështjeve, duke vepruar vetëm mbi ato kallëzime që “i interesojnë Edi Ramës”.
Në deklaratën e tij, Berisha shkoi më tej, duke e cilësuar Dumanin si “avokat kryesor të krimit elektoral të Edi Ramës”, dhe përgjegjës të drejtpërdrejtë për mosveprim ndaj parregullsive të denoncuara.
“Me amnistimin e krimit elektoral, ai de facto jep licencë për farsën elektorale të partisë së krimit. Është një skandal të thotë se nuk ka pasur prova. Unë çdo ditë kam paraqitur vetëm prova – madje më pak se një të dhjetën e atyre që kemi në dispozicion,” deklaroi kreu i PD.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut