Trump: SHBA-ja dhe Meksika do të negociojnë për tarifat
Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për një periudhë negociuese prej 90-ditësh me Meksikën, pas një bisede telefonike që zhvilloi me homologen meksikane, Claudia Sheinbaum, ndërkaq tarifat prej 25 për qind tha se do të mbesin në fuqi.
Trump tha përmes një postimi në Truth Social se biseda me Sheinbaum ishte “shumë e suksesshme, në kuptimin që gjithnjë e më shumë po njihemi dhe po e kuptojmë njëri-tjetrin”.
Ai shtoi se mallrat nga Meksika që importohen në SHBA do të vazhdojnë të përballen me tarifën prej 25 për qind, të cilën presidenti amerikan e ka lidhur me trafikimin e fentanilit. Trump tha se industria e automjeteve do të përballet me tarifë prej 25 për qind, ndërkaq bakri, alumini dhe çeliku do të taksohen me 50 për qind.
Trump tha se Meksika do t’i japë fund “barrierave tregtare jotarifore”, por nuk dha më shumë detaje.
Disa mallra vazhdojnë të mbrohen nga tarifat përmes Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA) të arritur më 2020, të cilën Trump e negocioi gjatë mandatit të tij të parë presidencial. Megjithatë, presidenti amerikan duket se nuk është i kënaqur me këtë marrëveshje, e cila prite të rinegociohet vitin e ardhshëm.
Një nga veprimet e tij të para të mëdha pasi nisi mandatin e dytë presidencial ishte vendosja e tarifave për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja më herët gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë, SHBA-ja kishte një deficit tregtar prej 171.5 miliardë dollarësh me Meksikën vitin e kaluar – që do të thotë se SHBA bleu më shumë mallra nga Meksika sesa që shiti në atë shtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur