Rama ndan videon nga lirimi i lavazheve: Do mbjellim pemë dhe do vendosim stola

1 Gusht 2025 | 15:54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj bizneseve që ushtrojnë aktivitet në rrugë pa leje, konkretisht lidhur me lavazhet.

Në një postim, Rama thekson se kjo mënyrë punë nuk mund të vazhdojë më dhe kërkon që ata që kanë tokën e tyre të marrin leje për njësi shërbimi të rregullta, jo për “lavazh në rrugë”.

“Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi? Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë”, shkruan kryeministri.

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama :

Çuna, respekte po e kuptoni edhe vetë që nuk ecën më kjo punë kështu apo jo Turi?

Prandaj hiqini vetë këto që mos merrni edhe gjobë dhe po e patët tokën tuaj, merrni leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave jo për lavazh në rrugë – e deri atëherë toka do rri bosh dhe pastër në shërbim të komunitetit. Po s’e patët tokën tuaj, në këto hapësira do mbillen përfundimisht pemë e do vihen stola apo lodra për fëmijët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026