Zjarrfikësit dhe ushtria izolojnë flakët në Skërficë, vijon monitorimi i zonës

5 Gusht 2025 | 08:35

Vatrat e zjarrit që përfshinë gjatë ditëve të fundit kullotat dhe pyjet në Malin e Skërficës tashmë konsiderohen të shuara.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës në Gjirokastër, zjarri në zonën e Skërficës është izoluar plotësisht, falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse dhe të ushtrisë.

Gjatë gjithë orëve të vona të ditës së hënë, efektivët zjarrfikës dhe trupat e ushtrisë ishin të angazhuar në terren për të ndërhyrë në thellësi të zonës së djegur, ku ndodheshin ende trungje të mëdhenj që përbënin rrezik për riaktivizimin e flakëve.

Megjithë izolimin e zjarreve, vijon monitorimi i zonës së Pikësit me qëllim parandalimin e çdo dëmtimi të mëtejshëm të masivit pyjor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026