Bariu gjendet i plagosur me çifte në stanet e Bolenës, çfarë dyshohet

5 Gusht 2025 | 08:30

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Bolenë të Vlorës, ku një bari i zonës është gjetur i plagosur me armë zjarri, çifte.

Ngjarja ka ndodhur në stanet e zonës, ku 46-vjeçari P.B del zakonisht me bagëtitë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e incidentit.

Paraprakisht, nga burime policore bëhet me dije se dyshohet që bariu të jetë vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut të cilën e kishte në pronësi me leje.

Megjithatë, pritet dëshmia e tij dhe hetimet janë në vijim për të përcaktuar saktësisht rrethanat e ngjarjes.

Menjëherë pas plagosjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 04.08.2025, rreth orës 23:00, shtetasi P. B., 46 vjeç, në stanin e tij në fshatin Bolenë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armën e gjahut të llojit çifte, të cilën e kishte në pronësi me leje. 46-vjeçari është në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026