Berisha reagon për shpërthimin në Orikum: Turistët u zgjuan mes terrorit
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për prishjen me shpërthimin tritoli nga IKMT te godinës trekatëshe pa leje në Orikum.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për krijimin e një atmosfere terrori dhe e cilësoi këtë veprim si të motivuar nga urrejtja.
“Denoncoj turizmin e tritolit të një njeriu të shfazuar që u ofron banorëve të Orikumit dhe pushuesve terrorin e 32 kilogramëve tritol, pluhurin, zhurmën në kulmin e turizmit. Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri që quhet Ramaduro.”-u shpreh Berisha.
I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se nuk kishte informacione se kujt i përkiste kjo godinë , por insistoi se ngjarja ishte e pajustifikueshme dhe e dënueshme në çdo rrethanë.
“Nuk di se e kujt është, do pyes, do të informohem, padiskutim… por, kujtdo që t’i përkiste dhe çfarëdo që të ishte, ajo nuk mund të bëhej kurrë një ditë në atë qytet.”- tha Berisha.
Ish-kryeministri akuzoi gjithashtu qeverinë për prishje të qëllimshme dhe të motivuar politikisht në zona që tradicionalisht kanë votuar Partinë Demokratike.
“Ne e denoncuam se kishim të dhëna të sigurta se ato që bëri në Theth ishin politikisht të motivuara… në historinë e Thethit, një rrënim të atillë nuk ia ka bërë asnjë hordhi, asnjë pushtues. Thethi rrafshohet për herë të parë nga një armik i betuar i Thethit, i Shkodrës, i veriut, i Kosovës, që e ka emrin Edi Rama.”- vijoi ai.
Duke përfunduar, Berisha theksoi se dënon çdo akt që cenon jetën e qytetarëve dhe turistëve, duke e quajtur Ramën “të çmendur nga urrejtja” dhe “i degraduar totalisht nga krimi”.
“Unë kam respekt për banorët, respekt për turistët. Duhet të jetë i çmendur nga urrejtja. Kënaqësitë e tij duket se vijnë vetëm nga shkatërrimet.” -tha më tej kreu i PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës