Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari që sulmoi fqinjin

12 Gusht 2025 | 12:26

Një plagosje me thikë u regjistrua ditën e hënë në Tiranë, ku një 46-vjeçar dyshohet se ka goditur fqinjin e tij 31-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia njofton se autoritet kanë vënë në pranga shtetasin E.Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë fqinjin e tij, A.Sh i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa” në kryeqytet ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se goditi me mjet prerës komshiun e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e djeshme, në rrugën “Jakov Xoxa”.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës me të cilin 46-vjeçari kreu plagosjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën “Jakov Xoxa”, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh., 31 vjeç, i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026