Ambasada e SHBA në Tiranë: Nga 2 Shtatori procedurat për vizat do ndryshojnë
Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se duke filluar nga data 2 shtator 2025, do të hyjnë në fuqi rregullore të reja për procesin e aplikimit për viza.
Sipas këtij njoftimi, vetëm aplikantët për vizat e kategorisë B1/B2, të cilat janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar jo më shumë se një vit më parë, do të kenë mundësinë të përfundojnë procesin e rinovimit përmes postës.
Për të gjitha kategoritë e tjera të vizave, me përjashtim të disa rasteve të veçanta që lidhen me udhëtime zyrtare qeveritare, do të jetë e nevojshme të zhvillohet një intervistë.
Ambasada i këshillon të gjithë aplikuesit të vizitojnë faqet zyrtare për informacion të detajuar mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe funksionimin e shërbimeve konsullore.
Ky përditësim ka për qëllim të menaxhojë më mirë volumin e aplikimeve dhe të sigurojë që të gjitha proceset të jenë në përputhje me standardet e reja të përcaktuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur