Merr fund aventura europiane, Egnatia mposhtet në shtesë nga Olimpija e Lubjanës
Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, pësoi dy gola në shtesë nga Olimpija e Lubjanës.
Në sfidën në shtëpi, ekipi i Tetovës e kërkoi fitoren me çdo kusht, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në Slloveni.
Rrogozhinasit shënuan katër herë brenda 8 minutave të para, por vetëm një gol, ai i Lushkjes, u konsiderua i vlefshëm.
Skuadra vazhdoi të sulmonte dhe dukej në kontroll të plotë, por një goditje këndi ndryshoi gjithçka: miqtë barazuan dhe fituan zemër, duke e vënë nën presion kampionen e Superiores.
Në pjesën e dytë, Olimpija gjeti edhe një gol tjetër, dhe menjëherë pas tij, Jahaj la Egnatian me 10 lojtarë por ishte Lushkja që shënoi sërish për të barazuar rezultatin dhe për ta çuar sfidën në kohën shtesë.
Aty, Olimpija bëri diferencën me dy lojtarë të futur nga stoli – Durdov dhe Blanko – të cilët shënuan në secilën prej pjesëve shtesë, duke mbyllur kështu rrugëtimin europian të Egnatias.
Pas eliminimit nga Champions League, skuadra e Tetovës i jep fund edhe aventurës në Conference League.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West