Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

15 Gusht 2025 | 10:46

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën malore të Gjinarit në Elbasan, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kanionin pranë malit të Vashës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi Pëllumb Toçi, banues në fshatin Pashtresh, i cili ishte larguar nga banesa që prej orëve të para të mëngjesit të së enjtes për të kërkuar qenin që ruante bagëtitë, i cili kishte humbur në mal.

Dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes në terrenin e vështirë të zonës ndërsa trupi i pajetë u gjet dhe u nxor nga ujërat e kanionit falë ndërhyrjes së polumbarëve të Repartit Special “RENEA”.

Njoftimi i policisë

“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar të Elbasanit, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën. Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026