Dinamo prezanton sulmuesin Bernard Berisha, i gatshëm për Play-Off

16 Gusht 2025 | 14:21

Bernard Berisha është përforcimi më i fundit i Dinamo City në prag të ndeshjes Play-Off ndaj Jagiellonia në Conference League. Prezantimi i tij është bërë në ambientet e klubit, ndërsa fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale, teksa futbollisti është shoqëruar nga presidenti Bardhi.

“Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë. Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias”, shkruhet në njoftimin e bërë.

Berisha ka një karrierë të pasur, ndërsa kjo nuk është hera e parë që transferohet në kampionatin shqiptar, pasi më herët ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut dhe Besës. Për afro 1 dekadë është aktivizuar në kampionatin rus të futbollit, teksa prej vitit 2015 është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Bernard Berisha do të jetë në dispozicion të trajnerit Daja për ndeshjen e radhës në Evropë ndaj polakëve të Jagiellonias.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026