Edicioni i 3 i Lin Festival, sjell argëtim dhe rijetëzimin e trashëgimisë kulturore
Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj është thelbi i Lin Festival, që këtë vit zhvillohet për të tretin vit radhazi në fshatin piktoresk të Linit.
Organizatori Altin Tila thotë se ky aktivitet nuk synon vetëm argëtimin e banorëve dhe vizitorëve, por edhe trashëgiminë kulturore si një pasuri e gjallë për gjeneratat e ardhshme.
“Lin Festival ka mbërritur në edicionin e tretë dhe në fokus kemi të rijetojmë trashigiminë tonë. Fokusi i këtij viti janë të rinjtë”, theksoi organizatori, Altin Tila.
Festivali ka sjellë në një skenë të vetme artistë të ndryshëm të talentuar, të cilët e konsiderojnë Linin jo vetëm si një destinacion turistik që duhet vizituar, por edhe si një vend që përcjell historinë e lashtë të këtij fshati në çdo dimension të tij.
“Për dy netë më radhë dhe për tre ditë, të gjithë banorët e Linit por edhe viziotrët do mbeten shumë të kënaqur nga kjo iniciativë”, tha Eritan Kamolli.
Në natën e parë të festivalit performuan artistë të njohur si tenori Adhurim Grezda, kantautori Adhurim Demir dhe sopranoja Nina Muho, të cilët sollën një atmosferë festive dhe një përjetim të veçantë për publikun.
Adhurim Grezda theksoi se: “Është dicka shumë e veçantë, me gjithë këtë bukuri dhe këta njerëz që e kanë nuhatur se është një vend i tillë dhe që e vizitojnë”.
Nga ana tjetër, kantautori Adhurim Demir vë theksin në ruajtjen e një historie të tillë që ka Lini.
“Mesazhi është shumë domethënës, në një fshat të tillë me histori të jashtëzakonshme, mundohemi që këtë lloj tradite ta përçojmë për më tej”, tha ai.
“Jam shumë e lumtur. Ajo që na bën të gjithëve bashkë është muzika, por detyra jonë është që muzikën tonë tradicionale ta përcjellim tek brezat e rinj dhe ta integrojmë te të gjitha zhaneret e tjera për të mos humbur”, shtoi ndër të tjera sopranoja Nina Muho.
Lin Festival ka mbledhur qindra banorë dhe turistë të huaj, të cilët pushimet i kalojnë në fshatin që tashmë është i konfirmuar si vendbanimi më i vjetër në Europë. Përveç muzikës dhe artit, vizitorët gjejnë këtu një ndërthurje të natyrës, historisë dhe traditës që e bëjnë Linin një pikë unike të turizmit kulturor në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon