Real Madrid tenton shkëmbimin Rodrygo-Saliba, por Arsenal refuzon

16 Gusht 2025 | 19:20

Real Madrid duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe po mendon të bëjë edhe një lëvizje të fundit. “Marca” raporton se klubi madrilen i ka bërë një propozim të bujshëm Arsenal-it gjatë kësaj jave, por ideja e tyre është refuzuar direkt nga londinezët.

Sipas këtij propozimi, Real Madrid i ka ofruar Arsenal-it një shkëmbim kokë më kokë mes Rodrygo-s dhe William Saliba. Braziliani nuk është në planet e Xabi Alonso dhe largimi i tij do ishtë i mirëpriur në kampin madrilen. Në anën tjetër, William Saliba është prej kohësh një objektiv i madh që po ndjekin drejtuesit e Realit.

Por, Arsenal ka refuzuar këtë propozim dhe ka njoftuar Real Madridin se interesohet për transferimin e drejtpërdrejtë të Rodrygo-s, pa përfshirë lojtarë të tjerë. Klubi madrilen kërkon 90-100 milionë euro për anësorin brazilian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026