“Jagiellonia kundërshtar i vështirë për Dinamon”, Skarço: Berisha nuk është Zabërgja

17 Gusht 2025 | 19:31

I ftuar në Euronews Albania, gazetari sportiv Eno Skarço analizoi ecurinë e Dinamos në Europë dhe sfidat që e presin skuadrën në fazën Play Off të Conference League.

Pas fitores 3-1 ndaj Hajduk Splitit, skuadra shqiptare përballet tani me një tjetër sfidë të fortë, ekipin polak Jagiellonia, që sipas Skarços është shumë më i fortë në letër sesa kundërshtari i mëparshëm.

“Jagiellonia ishte në çerekfinalen e Conference League vitin e kaluar dhe u eliminua nga Betis, finalist i asaj edicioni. Ka disa lojtarë që vlejnë 1 milion euro dhe ata i mbajnë, ne i shesim”, tha gazetari.

Skarço shfaqi skepticizëm për lojtarin më të ri të Dinamos, Bernard Berishën, duke theksuar se ai nuk do të sjellë të njëjtën freski dhe cilësi që kishte Baton Zabërgja.

“Do të doja shumë që Dinamo të mbante lojtarët si Zabërgja dhe Itodo. Megjithë respektin për Berishën, ai ka luajtur në nivel të lartë te Skënderbeu dhe ndoshta në atë kohë ishte si Zabërgja, por nuk janë të njëjtat cilësi. Dinamo u mbrojt duke marrë Berishën dhe Guindo për të limituar dëmet nga largimi i lojtarëve të tjerë, por nuk janë të njëjtë me ata që kanë ikur,” tha Skarço.

Gazetari shtoi se do të ishte ideale që Dinamo të ruante lojtarët me vlerë mbi 1 milion euro, pasi nëse skuadra do të arrijë të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League, fitimet mund të arrijnë deri në 2 milion euro.

“Pavarësisht këtyre levizjeve, ky sezon është padyshim madhështor për Dinamon,” përfundoi ai.

Eno Skarço

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026