Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit: Kur dhe ku rikthehen reshjet

18 Gusht 2025 | 13:12

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja në një lidhje “live” për Euronews Albania.

Ajo bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit.

“Dita e sotme ka nisur me kthjellime, ndërsa gjatë kësaj jave do të kemi alternime midis vranësirave dhe lagështirës,” tha Porja, duke shtuar se reshjet priten të jenë kryesisht në gjysmën lindore të vendit, kyesisht të izoluara në Tiranë dhe Elbasan.

Sipas meteorologes, temperaturat këtë të hënë do të luhaten mes 31 dhe 32 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit dhe do të mbeten të ngjashme edhe në vijën bregdetare. Të martën dhe të mërkurën, pritet që temperaturat të qëndrojnë në nivelet aktuale, ndërsa të enjten do të shënohet një rritje graduale në qarqet e Shkodrës, Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Nga e marta deri të enjten, bregdeti do të shfaqë mot të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira në Velipojë, Shengjin, Durrës, Sarandë dhe Ksamil, ndërsa zona e Vlorës do të mbetet pa reshje. Në zonat malore të juglindjes dhe verilindjes reshjet do të jenë më të dukshme gjatë gjithë javës, ndërsa temperaturat do të luhaten mes 31 dhe 34 gradë Celsius.

Meteorologia shtoi se qytete si Tirana, Fieri dhe Lushnja do të regjistrojnë temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë javës. Në fundjavë pritet një ulje e temperaturave ku maksimumi do të jetë rreth 31 gradë Celsius.

Megjithatë, Lajda Porja paralajmëroi se java e fundit e gushtit do të sjellë masa të nxehta afrikane, me temperatura që mund të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, duke shtuar se kjo valë nxehtësie pritet të vazhdojë edhe në javën e parë të shtatorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026