Rama për gjykatësin Balliu: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit

20 Gusht 2025 | 18:57

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës, i cili i dha të drejtë ndërtuesit të një pallati pa leje që ishte konfiskuar dhe vënë në dispozicion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës . Reagimi vjen pas arsyetimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, që vendosi në favor të paditësve.

Në një deklaratë publike, Rama e kritikoi ashpër gjyqtarin Balliu, duke theksuar se ai ka neglizhuar të dhënat e institucioneve shtetërore dhe ka marrë një vendim të shpejtë dhe të pabazuar.

“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës”, shkruan Rama.

Sipas tij, materiali i dorëzuar nga institucionet kërkonte shumë më tepër kohë për t’u shqyrtuar, por gjyqtari nuk i ka marrë në konsideratë.

“Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë”, vijoi më tej Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026