Vlerat historike dhe traditat shekullore tërheqin turistët në Gjirokastër

25 Gusht 2025 | 10:09

Në këtë sezon vere vlerat historike dhe traditat shumëshekullore të qytetit të Gjirokastrës po cilësohen si pika të forta për tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Zona muzeale, muzeumet, qendrat e artizanatit në qytetin e gurtë po tërheqin gjithmonë e më tepër interesimin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Turistët dëshirojnë të njohin historinë, traditat, vlerat e artizanatit të cilat janë transmetuar në breza.

“Frekuentueshmëria e muzeve është e kënaqshme për stinën ku jemi sepse tani jemi edhe në pikun e turizmit, ka një vizitueshmëri të konsiderueshme dhe kënaqësia e tyre është kur vizitojnë muzeumet, njihen më tepër me historikun nga lashtësia deri në ditët e përfundimit të diktaturës. Historiku i veçantë i burgjeve, trajtimi dhe shfrytëzimi nga regjimet e ndryshme por edhe Muzeu Kombëtar i Armëve ka një vend të veçantë në përshtypjet e vizitorëve”, tha Albana Ismaili, cicerone.

“Nëse do ta shikojmë Gjirokastrën, pazarin me syrin e një të huaji, ashtu siç janë vlerat e arkitekturës që ai vjen ti shikojë, ti shijojë, ashtu siç është pjesa historike kjo është e dizenjuar edhe në suveniret që bëjnë vetë artizanët sepse nuk është diçka që lindi spontanisht por është diçka që ka lindur bashkë me qytetin, janë të dyja bashkëudhëtare”, shtoi nga ana tjetër Viktor Nurçe, mjeshtër artizan.

Përgjatë këtij viti qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat kanë mirëpritur rreth 200 mijë turistë pjesa më e madhe të cilëve janë vizitorë të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026