Gelda Kadiolli, 17-vjeçarja korçare që sfidon barrierat në futbollin shqiptar
Gelda Kadiolli është 17-vjeçarja nga Korça që 11 prej vitesh stërvitet me djemtë e Akademisë së Skënderbeut, duke thyer çdo tabu në një sport ku vajzat janë ende pakicë.
Në fushë, ndryshimi mes saj dhe djemve është pothuajse i padukshëm. Talenti, pasioni dhe disiplina e kanë bërë Geldën një lojtare të pakrahasueshme, ndërsa jashtë fushës ajo tërheq gjithmonë vëmendjen e njerëzve që nuk e fshehin habinë e tyre për forcën dhe vendosmërinë e saj.
“E nisa 6 vjeç, pas një shoku që luaja në pallat, pastaj i thashë babit që do futem, ai e ka superqejf futbollin. Mami nuk e kishte me qejf se koha që një vajzë të luante futboll ishte e papranueshme. E nisa me djemtë dhe vazhdoj me ta. Janë mësuar se u bënë 11 vite, me shohin njëlloj me veten e tyre, nuk ka ndryshim të madh përveç gjatësisë dhe gjinisë. Si ka mundësi që luan me djemtë, pse nuk e ke lënë, si ka mundësi që luan si sport, u them që e kam pasion, është gjëja ime”, shprehet Gelda Kadiolli.
Arritjet e saj flasin vetë. Gelda luan si për kombëtaren A, ashtu edhe për U19 dhe U17, duke u shndërruar në një nga shpresat më të mëdha të futbollit shqiptar për femra.
“Ka qenë privilegj kur më ka ardhur ftesa sepse normal dhe mosha, dhe duke luajtur me vajza që kanë eksperiencë futbollin, është nder të luash për kombin. Rëndon ajo bluzë. Nuk përshkruhet si ndjenjë”, tha ajo.
E ardhmja e saj është e sigurt jashtë kufijve, aty ku futbolli i femrave është në nivele shumë më të larta.
“Dua të vazhdoj sportin jashtë. Në Shqipëri do kthehem të luaj për kombëtaren, nuk e lë shtetin që u rrita për ekip jashtë shtetit. Në Shqipëri është e vështirë të arrihet sakrifica për femrat”, tha futbollistja.
E ardhmja e Geldës është jashtë kufijve, aty ku talenti i saj mund të shkëlqejë pa barriera. Në Shqipëri futbolli i femrave sapo ka nisur të ecë, por ajo tashmë po vrapon drejt ëndrrës së madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut