Përmeti, qyteti i luleve që po mahnit turistët nga Kosova: Është vërtet një perlë
Me mbi 100 mijë turistë të mirëpritur gjatë këtij viti, Përmeti është shndërruar në një nga destinacionet më të kërkuara të jugut të Shqipërisë.
Vlerat historike e natyrore, bukuria e lumit Vjosa, ujërat termalë të Bënjës dhe gatimet tradicionale janë disa nga pikat kryesore që tërheqin vizitorët.
Sipas operatorëve turistikë lokalë, rritja e numrit të turistëve është e ndjeshme, sidomos gjatë muajve të verës.
“Turizmi është në rritje dhe përmirësim të vazhdueshëm. Gushti është veçanërisht i ngarkuar me turistë vendas, ndërsa në muajt më të freskët dominon turizmi i huaj,” – u shpreh Altin Kola, administrator i një bujtine në zonë.
Kosovarët zënë një pjesë të rëndësishme të vizitorëve, ndërsa shprehen të mahnitur nga bukuria dhe qetësia e qytetit.
“Është një nga qytetet më të bukura në Shqipëri për gjelbërim, për lule, për pastërti dhe për qetësi. Sa herë të kem mundësi, do rikthehem në Përmet”
“Përmeti është i veçantë për natyrën dhe malet që e rrethojnë. Është vërtet një perlë,”, thonë vizitorët.
Turistët vlerësojnë gjithashtu ndryshimet pozitive që ka pësuar qyteti vitet e fundit dhe përjetimet e bukura që ofron natyra përreth.
Interesimi për të vizituar Përmetin pritet të mbetet i lartë edhe gjatë muajit shtator dhe në stinën e vjeshtës, çka ndihmon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajon.

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje