Ardon Jashari dëmtohet në stërvitje, mund të mungojë për një kohë të gjatë
Milani është i shqetësuar për Ardon Jasharin. Sipas Sky Sport, pas njoftimit të Masimiliano Alegrit në një konferencë për shtyp se mesfushori do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Leçes, lajmet fillestare që vijnë nga Milanello nuk janë pozitive.
Lojtari, i cili mbërriti disa javë më parë nga Klub Bryzh, u lëndua në një përplasje me Santiago Gimenez, dhe një problem serioz me fibulën pritet ta lërë jashtë për një kohë të gjatë.
Kuqezinjtë do të publikojnë raportin mjekësor në orët e ardhshme, por siç u përmend, raportet fillestare nuk janë ogur i mirë.
Fjalët e Alegrit në konferencën për shtyp: “Jashari është para së gjithash një lojtar i fortë. Fatkeqësisht, ai u lëndua sot në një përplasje me Gimenezin dhe nuk do të jetë i disponueshëm nesër. Mendoj se do të jetë një mesfushor përpara mbrojtjes ose një mbrojtje me dy lojtarë.”
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush