Produkte kozmetike dhe kafe kontrabandë, arrestohet pronarja e marketit në Sarandë

29 Gusht 2025 | 13:24

Policia e Sarandës ka arrestuar një 49-vjeçare, e cila administrojë një market, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar mbi 400 produkte kozmetike dhe qindra artikuj të tjerë pa dokumentacion blerjeje.

Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të këtyre mallrave të dyshuara kontrabandë dhe që paguhen me akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion blerjeje, konkretisht: 402 copë produkte kozmetike, 195 paketime kafe dhe produkte të tjera.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit në subjektin tregtar të tipit market në Sarandë, konstatoi mallra kontrabandë në shkelje të legjislacionit tatimor dhe doganor.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë 49-vjeçarja S.K., e cila akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026