Dimal Basha mbyll seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodh më pas
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka mbyllur këtë të shtunë seancën për konstituimin e Kuvendit të ri, pavarësisht faktit që nuk u zgjodh nënkryetari nga komuniteti serb.
Asnjë nga deputetët e komunitetit serb nuk mori shumicën e nevojshme për të marrë postin e nënkryetarit.
Në rrethanat që u krijuan pas dështimit të zgjedhjes së njërit nga deputetët e komunitetit serb si nënkryetar i Kuvendit, Dimal Basha theksoi se të gjitha opsionet për këtë proces ishin ezauruar.
Ai njoftoi se Kuvendi nuk ka mundësi tjetër për të vazhduar me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të pestë, që vjen nga komuniteti serb.
“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër për të vazhduar, sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti jo shumicë serb. Prandaj, me këtë rast, konsideroj se kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive. Dhe, meqenëse nuk ka mundësi tjetër për të proceduar tutje, konsideroj se kjo seancë konstituive përmbyllet. Në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, konsideroj se moszgjedhja e njërit nga 5 nënkryetarët apo njërit nga 6 anëtarët e kryesisë nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas përmbylljes së seancës konstituive, Kuvendi duhet të vazhdojë punën, siç parashihet me Kushtetutë. Sa i përket hapave të ardhshëm për punën tonë si Kuvend, do t’i konsultoj anëtarët tanë të zgjedhur si nënkryetarë të Kuvendit, mbledhje që do të mbahet të hënën në ora 13:00”, tha Basha.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi më 15 prill, pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të mbajtura më 9 shkurt.
Nga ajo kohë deri sot, janë bërë 61 tentativa për konstituimin e plotë të Kuvendit të Kosovës.
Në tentimin e 59, u zgjodh kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tre nënkryetarë nga PDK, LDK dhe LVV, si dhe nënkryetarja nga pakicat tjera joserbe.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump