E shtuna me 3 barazime në Superligën Shqiptare, spikati Bylis-Flamurtari

31 Gusht 2025 | 12:59

8 gola të shënuar, 2 kartonë të kuq dhe asnjë fitore, ky është bilanci i 3 përballjeve të luajtura të shtunën sa i përket Superligës Shqiptare, ku asnjëra prej 6 skuadrave nuk mundi të marrë dot 3 pikë.

Dueli më spektakolare ishte padyshim ai i luajtur në Ballsh, ku Bylis vendës barazoi me Flamurtarin e Vlorës 3-3. Vlonjatët e nisën më mirë takimin ku gjetën avantazhin e dyfishtë me Bourard e Maksuti, ndërsa ballshiotët barazuan me Wallison e Mouctar.

Maksuti riktheu dhe një herë përpara vlonjatët, por që vendësit do ta mbyllnin sfidën në barazim 3-3, pasi Wallison realizoi.

Nga 1 pikë për secilën skuadër, teksa e njëjta gjë ndodhi dhe në Elbasani-Egnatia, sfidë e mbyllur 1-1. Diallo kaloi përpara verdheblutë, por 7 minuta para fundit Jefferson barazoi gjithçka, duke bërë që ndeshja të mbyllej pa fitues.

Në Arenën e Demave, jo vetëm që nuk kishte fitues, por madje as gola, me Partizanin e Teutën që i kënaq 1 pikë. Një lojë e luftuar nga të dyja skuadrat, por rastet ishin të pakta, por sigurisht që nuk munguan kartonët e verdhë, nga 3 për çdo skuadër. 0-0 dhe skuadrat ndanë pikët, me Partizanin që numëron 4 të tilla dhe Teutën 1, pasi kjo ishte ndeshja e parë për këtë sezon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026