UEFA jep mesazh për luftën në finalen e Superkupës: Ndaloni vrasjet!

14 Gusht 2025 | 17:35

PSG është fituese e Superkupës së Evropës pasi mposhti në një finale dramatike Tottenhamin, e cila u vendos nëpërmjet 11 metërshave. Një ndeshje tejet e luftuar nga të dyja ekipet, por ajo çka mori një vëmendje të madhe përpara nisjes së saj është thirrja e bërë nga UEFA e cila dha një mesazh të qartë për luftërat që kanë prekur kontinentin e vjetër.

“Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Ndaloni vrasjen e civilëve”, shkruhej në banerin e vendosur në fushë në momentin e prezantimit të ekipeve. Ky reagim vjen pak ditë pasi Salah u kthye në tone të ashpra ndaj qeverisë evropiane të futbollit në lidhje me vrasjen e futbollistit Suleiman al-Obeid.

Sa i përket ndeshjes, ajo nuk zhgënjeu, ku u dhurua një spektakël i jashtëzakonshëm, ku Tottenham kaloi i pari në avantazh me Miki Van de Ven. Me nisjen e pjesës së dytë Romero dyfishoi, por PSG nuk e kishte thënë fjalën e fundit. 2 lojtarë të ardhur nga stoli rikthyen ekuilibrat, Lee Kang-in dhe Goncalo Ramos. 2-2 koha e rregullt, teksa u ekzekutuan penalltitë, aty ku PSG triumfoi 4-3 dhe ngriti lart trofeun për herë të parë në histori.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026