Kërcënimi rus, Lituania përfundon instalimin e “dhëmbëve të dragoit”

1 Shtator 2025 | 11:13

Lituania ka finalizuar vendosjen e pengesave mbrojtëse të njohura si “dhëmbët e dragoit” në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ky veprim përbën fazën e fundit të një sërë masash të reja të sigurisë, të ndërmarra për të penguar çdo kërcënim të mundshëm nga Rusia.

“Po fillojmë nga niveli taktik, me pengesa specifike në kufi, dhe më vonë do ta kombinojmë gjithë planin inxhinierik në një sistem të plotë konceptual,” deklaroi komandanti i ushtrisë lituaneze.

Në një reagim të shpërndarë në platformën X, Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë theksoi se ky është një “hap paraprak që synon të sigurojë mbrojtje më efektive”.

Tre shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, janë anëtare të NATO-s dhe kufizohen me Rusinë. Përveç kësaj, Lituania dhe Letonia ndajnë kufi edhe me Bjellorusinë, aleaten kryesore të Moskës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026