Rama në Forumin e Bledit: Kemi objektiv të qartë, të mbyllim negociatat deri në 2027

1 Shtator 2025 | 15:23

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni, aty ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria i ka të qarta objektivat për të mbyllur negociatat me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, edhe pse siç nënvijëzoi nuk ka vend për nxitim.

“Ne nuk po themi që jemi gati për 2027, por kemi objektiva të qarta të hedhura në tryezë nga Komisioni që na sfidojnë të realizojmë të gjitha piketat dhe të gjitha kriteret që t’i përmbyllim negociatat deri në 2027. Po shtyjmë përpara dhe nuk po bëjmë pyetje. Gjëja më e mirë për të bërë me BE është të jesh i lirë kur flet në Bled, por pastaj të thuash ‘po’. Në qoftë se e ngatërron Bledin me Brukselin, atëherë ke shkuar për dreq. Në qoftë se nuk do, atëherë në Bled vjen të ndash vizionin dhe pastaj shkon në Bruksel dhe të jesh një student shumë i zellshëm. Dua të them që s’ka vend për nxitim, sepse besoj që pjesa më e rëndësishme për Shqipërinë është të përdorësh procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi. Europa është bekim për vende si ne sepse është vendi vetëm ku mund të marrësh dijeni si ndërtohen institucionet. Është procesi më i vështirë. Dhe këtu është dallimi me Afganistanin, Irakun. Miqtë tanë nga ana tjetër e oqeanit kanë menduar se me bomba mund të ndryshosh një vend, por nuk është kështu. Dolëm nga një vend i ngjashëm me Irakun sa i përket mungesës së lirisë. Europa është të na mësojë si të vendosim semaforët”, tha Rama mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026