Merr fund “telenovela” Jackson, senegalezi firmos me Bayern Munich

2 Shtator 2025 | 15:53

Nicolas Jackson është lojtari më i ri i Bayern Munich, i cili vjen në formë huazimi nga Chelsea, me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Sulmuesi senegalez refuzoi të rikthehej te londinezët, duke i hapur rrugë transferimit drejt gjigandëve gjermanë.

Këmbëngulja e Jackson për të mos u kthyer në “Stamford Bridge” u shpërblye. Bayern ka zyrtarizuar afrimin e tij nëpërmjet një marrëveshjeje që përfshin fillimisht huazimin dhe më pas blerjen e detyrueshme të kartonit gjatë verës së ardhshme – çka e bën në thelb një transferim përfundimtar.

Situata mori kthesë kur Chelsea kërkoi rikthimin e tij pas dëmtimit të sulmuesit Liam Delap, por Jackson refuzoi. Në vend të tij, drejt Londrës u rikthye një tjetër lojtar, Marc Guiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026